EMRAT/ Plagosen me armë polici dhe kunati, RENEA dhe FNSH me urgjencë drejt Shkodrës

7 months ago 26

Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Grudë e Re në Shkodër. Burime për gazetarin e Vizion Plus,. Bepin Kolvata, bëjnë me dije se të plagosur kanë mbetur efektivi i policisë Gjergj Ndërshtiqaj 30-vjeç punonjës policie, dhe kunati i tij Gjin Nika (kunati) 28-vjeç, i cili është student i Akademisë së Sigurisë.

Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës. Ndërkohë që është gjetur një makinë e djegur, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët.

Lexo edhe :

Related Posts

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur disa grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe të RENEA-s, si dhe specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Njoftimi:

Rreth orës 19:30, në afërsi të një lokali në fshatin Grudë e Re, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Gj. N., rreth 30 vjeç. Si pasojë e të shtënave është plagosur edhe kunati i tij, shtetasi Gj. N., 28 vjeç, student në Akademinë e Sigurisë. Të dy këta shtetas janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore. 

Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë, drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër. 

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur disa grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe të RENEA-s, si dhe specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit. 

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, për kapjen e autorëve, në afërsi të vendit të ngjarjes, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Renault”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët. 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim të veprimeve të para, do të ketë informacion më të detajuar për këtë rast.

Read Entire Article