Një efektiv i burgjeve është dhunuar nga tre persona. Efektivi Arbër Labi është goditur nga tre autorët në afërsi të banesës së tij në Yzberisht në rrugën “3 Dëshmorët”. Ai aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës.
Autorët kanë qënë me një mjet tip fuoristradë e bardhë dhe policia po punon për identifikimin e tyre.
Lexo edhe :
Related Posts
3 personat e kanë goditur efektivin me shkop bejsbolli në kokë. Në momentin që efektivi ka nxjerrë armën e shërbimit, autorët ia kanë marrë, ndërkohë të dëmtuarit i ka mbetur vetëm karikatori.
Në dëshminë paraprake, efektivi Labi ka thënë që dyshon për shkak të dëtyrës. Megjithatë për hetuesit po hetohet dhe pista tjetër e ndonjë konflikti me persona të tjerë që nuk ka lidhje me punën si efektiv burgjesh. I riu punonte edhe në lokale nate, ku mund të ketë patur ndonjë konfliktit me autorët që më pas e dhunuan. /vizionplus.tv