Një shqiptar 29-vjeçar është arrestuar në Angli.
Eduart Cili është dënuar me 24 muaj burg, për shkak se kultivonte kanabis në një banesë.
Sipas mediave të huaja, policia shkoi në banesën e shqiptarit për një kontroll, pas disa dyshimeve se i riu e kishte kthyer banesën në një “shtëpi bari”.
29-vjeçari lejoi oficerët të futeshin brenda në banesë, duke i thënë: Unë e bëra, gruaja ime nuk di asgjë për këtë
Atij iu gjetën 269 bimë kanabis me vlerë deri në 90,000 £, brenda një papafingo së bashku me pajisjet e nevojshme për prodhimin e rritjes.
Cili u akuzua për prodhim droge të kontrolluar të klasit B, kanabis.
Shqiptari u dënua me 24 muaj burg dhe u urdhërua të paguante një shtesë prej 187 £ pas lirimit të tij. /vizionplus.tv