Një 37-vjeçar është arretsuar në rrugën Lezhë-Shkodër nga policia e Vaut të Dejës, pasi akuzohet për shitje të faravë të bimëve narkotike.
Vizion Plus mëson se i arrestuari është Krenar Medja.
Nga kontrolli fizik i kryer në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, këtij shtetasi iu gjetën 1000 fara kanabisi, të cilat i posedonte për t’i shitur, me qëllim kultivimin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme/vizionplus.tv/