Emri/ Me pesë armë, fishekë dhe municione të tjera në shtëpi! Arrestohet 31-vjeçari në Vlorë, i njohur me pseudonimin “Zoto”

7 months ago 22
Reklamë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe të DVP Vlorë, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe vënien përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që i disponojnë ato, pas informacionit të siguruar përmes inteligjencës policore se në lagjen “Isa Boletini”, një shtetas posedonte armë zjarri, në një ambient në pronësi të tij, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Knock Out 4″, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi:

– Gj. D., 31 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit në ambientin në përdorim të 31-vjeçarit (i njohur me nofkën “Zoto”) dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 minë me telekomandë, 4 armë zjarri automatik (njëri prej tyre me silenciator), 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri imituese, 12 krehra armësh, rreth 800 fishekë, 1 jelek antiplumb, 1 peshore elektronike dhe 1 palë targa automjeti.

Top Channel

Read Entire Article