EMRI/Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, 45-vjeçari arrestohet në Elbasan, pritet ekstradimi në Itali

5 months ago 28

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 45-vjeçar nga Elbasani, i shpallur në kërkim  ndërkombëtar nga Italia për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Blutë e Elbasanit bëjnë me dije se i arrestuari është shtetasin Ermal Nonaj alias Marvi Nonaj, 45 vjeç, banues në Elbasan.

45-vjeçari do të ekstradohet në Shqipëri.

Gjykata e Apelit Torino, me vendimin e datës 11.03.2021, e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Njoftimi i Policisë

Vijojnë kontrollet intensive në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim.

Si rezultat i kontrolleve, u kapën 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe 1 shtetas i shpallur në kërkim kombëtar.

Strukturat e DVP Elbasan, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e 2 shtetasve në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tyre, përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i kontrolleve:

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale, kapi dhe ndaloi shtetasin Ermal Nonaj alias Marvi Nonaj, 45 vjeç, banues në Elbasan.

Gjykata e Apelit Torino, me vendimin e datës 11.03.2021, e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kapën dhe ndaluan shtetasin A. Gj., 41 vjeç, banues në Elbasan, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 04.05.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin Xh. Gj., më datë 01.09.2023, ka vjedhur në biznesin e një shtetaseje, kasafortën brenda së cilës ka patur 60 000 lekë dhe 500 euro./vizionplus.tv/

Read Entire Article