EMRI/ Vritet shqiptari në Malin e Zi, pjesë e grupit kriminal

8 months ago 18

Një shqiptar a mbetur i vrarë mëngjesin e sotëm nga të shtënat me armë zjarri në Tivar. Sipas mediave malazeze, viktima është Edmond Mustafa, i cili ishte anëtar i një grupi të organizuar kriminal.

Policia ka bllokuar qytetin dhe është në kërkim të një ose më shumë autorëve. Dëshmitarët okularë nga restorantet në rrugën ‘Marshall Tito’ thanë se dëgjuan disa të shtëna dhe se një grua ishte me viktimën.

Autori u arratis me një motoçikletë. Shërbimet e urgjencës dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe hetimi është në vazhdim. /vizionplus.tv

Read Entire Article