Ende asnjë gjurmë e pashkatarit që ra në det, polumbarët e RENEA-s zgjerojnë kërkimet në Porto Romano

8 months ago 20

Policia dhe një ekip polumbarësh të RENEA-s vazhdojnë kërkimet për trupin e Aurel Ndonit, i cili ra në det teksa peshkonte një ditë më parë në zonën e Porto Romanos në Durrës.

Familjarët e 40-vjeçarit janë gjithashtu në kërkim të tij përgjatë bregut të detit, ndërsa presin me ankth gjetjen e trupit.

Lexo edhe :

Related Posts

Aurel Ndoni rrëshqiti në ujë dhe u tërhoq nga rryma detare të dielën në mbrëmje, kur ai kishte dalë për peshkim me të vëllanë dhe një person tjetër.

Pavarësisht se shërbimet e policisë kufitare dhe ato të policisë vendore mbërritën shpejt në vendngjarje deri më tani kërkimet nuk kanë pasur rezultat. /vizionplus.tv

Read Entire Article