Erdogan konferencë të përbashkët me Ramën: Do vijojmë së bashku luftën kundër terrorizmit

1 month ago 19

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministri Edi Rama po zhvillojnë konferencën e tyre të përbashëkt, pas takimit “kokë më kokë” në Kryeministri.

Në fjalën e tij, Erdogani theksoi se fokusi i bisedimeve ishte thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha si tregtia e investimeve.

Lexo edhe :

Related Posts

Ai tha se forcimi i bashkëpunimit, përmes nënshkrimit të marrëveshjes, do të ndikojë pozivitisht në ekonominë e dy vendeve.

“Në konsultimet tona të sotme ne e thelluam më tej partneritetin tonë strategjik të cilin e ndërtuam në vitin 2021 mbi këtë themel historik kulturor e njerëzor. Shkëmbyem pikëpamje të rëndësishme mbi fushat e bashkëpunimit që përcaktuam në takimit tonë të parë të Këshillit në Ankara, shkurtin e kaluar. Në deklaratën e përbashkët që nënshkruam, theksuam vendosmërinë tonë për të zhvilluar e thelluar këshillin tonë në fusha të ndryshme”, tha ai.

Po ashtu, ai theksoi se Turqia do të ndihmojë Shqipërinë sa i përket pajisjeve ushtarake dhe trajnimeve ushtarake.

“Shpresojmë që të vazhdojmë luftën tonë kundër organizatave terroriste, FETO-s, përmes vendimeve që i kemi marrë sot. Me kryeministrin shkëmbyem ide edhe për çështje globale e rajonale”, tha ai duke nënvizuar vlerësimin për kontributin e Shqipërisë në paqe./vizionplus.tv

Read Entire Article