EURO 2024/ De Biasi tregon lojtarin më të rrezikshëm të Shqipërisë

5 months ago 37

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi i cili ishte trajneri i parë që ccoi kuqezinjtë në një europian, ka komentuar aventurën e dytë të Shqipërisë që nis ditën e shtunë, pikërisht përballë Italisë.

Kur na ndajnë vetëm dy dit nga takimi midis Kombëtares shqiptare dhe asaj italiane dhe De Biasi, ka dhënë një intervistë për mediat italiane, ku tregon se me kë do të jetë tifoz dhe se kujt duhet t’i ruhen më shumë “axurrët”:

“Nuk e di se çfarë ndeshje do të jetë, sigurisht e vështirë për të dyja. Është ndeshja debutuese, është e vështirë të parashikosh se çfarë do të ndodhë. Shpresoj që të dyja të kalojnë. Për kë do të brohorisja? Le të themi 50/50.

Në Gjermani do të ketë shumë tifozë, do të jetë një spektakël plot ngjyra. Të dy tifozëritë kanë komunitete shumë të mëdha atje, sigurisht që do të jetë një atmosferë e bukur.

Në të njëjtën kohë duhet të them se në këtë futboll nuk ka më asnjë sekret. Lojtari që kërkon më shumë kujdes? Sigurisht që Broja, është një lojtar me cilësi të mira fizike. Ai duket si Skamaka.

Pastaj janë Bajrami dhe Seferi që kanë goditje të mira, edhe pse nuk e di se kush do të luajë të shtunën kundër Italisë. Për më tepër, të kaltërit duhet t’i kushtojnë vëmendje krenarisë së madhe të Shqipërisë.

Kam shumë kuriozitet dhe interes për atë që do të shoh dhe gjithashtu për atë që do të ndjej të shtunën. Për mua që kam qenë brenda, ndjesitë nga jashtë janë të ndryshme dhe të veçanta.

E ardhmja ime? Shpresoj të gjej një situatë tjetër jashtë vendit, qoftë edhe në një klub, po shikoj përreth. Sigurisht që nuk do të stërvis në Itali siç e thashë në vitin 2010. Dhe të mendosh që në 2016 rrezikova të bëhesha trajner i kombëtares italiane…”

Read Entire Article