Luçiano Spalletti ka zyrtarizuar listën “axurrëve”, të cilët do të shkojnë në Gjermani si kampionët në fuqi të Europës.
Trajneri italian ka larguar 3 lojtarë nga skuadra, të cilët ishin pjesë e listës paraprake. Tashmë do të jenë 26 futbollistë që do të shkojnë në Gjermani, nga 29 që ishin të pranishëm fillimisht në ‘Coverciano’.
Tre futbollistët e larguar janë portieri Provedel, mesfushorin Riçi dhe sulmuesim Orsolini. Megjithatë të tre lojtarët do të jenë në gatishmëri deri një ditë para se axurrët të përballen me Shqipërinë, pasi mund të ndodhë që ndonjë nga futbollistët e listës të dëmtohet.