Kur na ndajnë edhe pak ditë nga nisja e kampionatit europian “Gjermani 2024”, janë bërë publike edhe pagat e trajnerëve të 24 skuadrave që do të marrin pjesë në këtë turne.
“Finance Football”, ka bërë publike listën e trajnerëve nga më i paguari, te më pak i paguri.
Bosi që kryeson listën është trajneri i Anglisë Southgate, i ndjekur nga ai i Gjermanisë Negelsmann, ndërsa top-3 e plotëson numri 1 i pankinës portugeze.
Ndërkohë trajneri i kombëtares shqiptare Silnivnho renditet në vendin e 16-të. Sipas “Finance Football” trajneri kuqezi fiton 750 mijë euro në sezon.