Euro 2024/ Lorika Cana zbulon pikat e forta të Shqipërisë në Gjermani

5 months ago 29

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, njeriu i cili udhëhoqi Shqipërinë për herë të parë në një kampionat europian, atë të Francë 2016-të, ka folur aventurën e dytë të kuqezinjve që nis më 15 qershor në Gjermani.

Në një lidhje me emisionin Vizioni i Pasdites të moderuar nga Brikena Prifti, Cana ka vlerësuar grupin e lojatrëve shqiptarë, duke theksuar se mes tyre ka elementë shumë të fortë.

I pyetur nga moderatorja Briikena Prifti se kush mund të jetë pika më e fortë e Shqipërisë, Cana tha se padiskutim një nga pikat më të forta dhe që duhet marrë si pikë referimi është mbrojtësi i kombëtares dhe kapiteni i saj Berat Gjimshiti.

Sipas tij Gjimshti vjen si kampion i Europa League me Atalantën, por ka dhe një background shumë të madh me vete.

Ndërsa shtoi se një tjetër pikë e fortë për kuqezinjtë mbetet Armando Broja, duke shtuar se nëse ai do të jetë në formë, do ta ndihmojë shumë Shqipërinë në grupe.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Cilat sheh si pika të forta?

Cana: Kemi lojtarë që luajnë në klube dhe kampionate të rendësishme. Kemi lojtarë që kanë përjetuar 2016-ën. Nuk jemi më të rinj në skenën ndëkrombëtare. Nuk do merremi nga emiocionet, kur të shohim një stadium plot me shqiptarë. Kemi një skuadër të konsoliduar. Kemi bërë shumë mirë në fazën e grupeve. Forca jonë mbetet uniteti. Cilësia është ajo që mos pësojmë gola, dhe pjesa e një sulmi që ka bërë shumë mirë, ka bërë disa gola të jashtëzakonshëm. Mos japim ngarkesë emocionale, dhe mos frikësohemi nga kundërshtarët. Në krahasim me 2016-ën kemi diçka më shumë në fazën e sulmit.

Brikena Prifti: Cilët janë emrat që do të veçoje?

Cana: I pari që më vjen mua në mendje janë disa lojtarë që sjellin përvojën, pavarësisht sa minuta do kalojnë brenda fushës. Etrit Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Ajeti janë lojtarë që kanë përvojë të madhe. I pari që më vjen në mendje është Berat Gjimshiti që është pikë referimi, fitues i një trofeu europian me Atalantën. Pastaj kemi elementë të tjerë, mesfusha ka cilësi dhe volum. Lojatrët deçiziv për ne si Asani që ka bërë gola, ato gola duhet t’i rishohim. Lojtari që nuk e kemi parë akoma në cilësitë e veta është Armabdo Broja. Unë mendoj se me një Brojë në formë të mrië do të kein diçka shtesë.

/Vizionplus.tv/https://www.youtube.com/watch?v=bAR5Ix4Qfp4

Read Entire Article