Efektivët e Policisë së Shtetit kanë shkuar në Hamburg, për të bashkëpunuar me kolegët e tyre gjermanë në mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë ndeshjes Shqipëri-Kroaci që do të zhvillohet sot në orën 15:00.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Policia e Shtetit, në një postim në Facebook.
“Patrullat e përbashkëta kanë mbështetur policinë gjermane, duke ndërmjetësuar komunikimin dhe masat policore midis shtetit gjerman dhe tifozëve”, njoftoi Policia e Shtetit.
Kombëtarja shqiptare ka sot një përballje historike me Kroacinë në ndeshjet për EURO 2024, ndeshja do të zhvillohet në orën 15:00 në stadiumin “Volksparkstadion” në Hamburg.
Dy ekipet përpos së kërkojnë 3 pikëshin, në fushë përballen për herë të parë së bashku./vizionplus.tv