EURO 2024/ Zbulohet skema që Spaleti do të përdorë kundër Shqipërisë

5 months ago 18

Kur kanë mbetur më pak se 48 orë nga përballja mes Italisë dhe Shqipërisë, e cila do të luhet në “Signal Iduna Park” të Dormundit, axurrët e Spaletit vijojnë stërvitjen intensive.

Ajo që ka rënë në sy ditën e sotme ka qenë rreshtimi i të kaltërtve në fushën e lojës, e cila mesa duket do të jetë e njëjtë edhe ditën që do të luajë përballë Shqipërisë.

Gjatë ditës së sotme u vu re se Spaleti përdori skemën 4-2-3-1. Di Lorenzo dhe Dimarko, dy mbrojtësit e krahut në një mbrojtje ku do të jetë edhe Bastoni dhe, me siguri, Xhanluka Mançini.

Ndërkohë që në mes të fushës i vetmi i sigurt për një vend titullari është Zhorzhinjo. Më pas, shumë do të varet nga rikuperimi i Barelas, me Kristanten i cili është gati për ta zëvendësuar. Kieza do të jetë anësori në të majtë, Pelegrini dhe Fratezi do të jenë dy të tjerët që do të plotësojnë mesfushën, ku do të mbështesin Skamakën.

Read Entire Article