Euro monedhë zyrtare, Rama: Kosova të koordinohet me aleatët e saj kryesorë

9 months ago 25

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën e krijuar mes Kosovës dhe aleatëve ndërkomëbtarë, pas vendimit të qeverisë Kurti për të mos lejuar përdorimin e monedhës serbe në Kosovë, duke caktuar euron si monedhë zyrtare.

Kryeministri Rama shkruan se Kosovë duhet të koordinohet dhe të punojë me aleatët e saj, por megjithatë asaj nuk mund t’i mohohet e drejta për të zbatuar kushtetutën e saj.

Lexo edhe :

Related Posts

“Ndërsa të gjithë jemi dakord që qeveria e Kosovës duhet të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, le të mos e harrojmë gjithashtu të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar kushtetutën e saj. Pas Banjskës, është thelbësore të ruani fokusin dhe ndjenjën e ekuilibrit”, shkruan ai.

SHBA dhe BE kanë kërkuar nga qeveria e Kosovës që të rishikojë vendimin e BQK për moslejimin e përdorimit të monedhave të tjera, përveç euros./vizionplus.tv/

Read Entire Article