Pirja dy herë në ditë e ekstraktit të farës së rrushit qetëson dhimbjen dhe zvogëlon ënjtjen në venat me variçe, raporton revista Medicine dhe mund të ofrojë një alternativë ndaj çorape kompresuese, trajtimin standard. Një studim në Universitetin Yonsei, Koreja e Jugut, ku përfshiu 23 pacientë, zbuloi se rrit rrjedhjen e gjakut në zonën e prekur, duke lehtësuar dhimbjen dhe parehatinë.
Rezultatet treguan se gjaku rridhte pothuajse 5 cm në sekondë më shpejt kur pacientët konsumuan ekstrakt të farës së rrushit. Kjo ishte dy deri në tre sekonda më shpejt se kur pacientët mbanin çorape kompresioni. Proantocianidina, një antioksidant në fara, mendohet të jetë çelësi; i bën enët e gjakut më elastike në mënyrë që gjaku të rrjedhë më lirshëm.
Rikujtojmë se, rrushi është plot e për plot me ushqyes që i bëjnë mirë lëkurës, zemrës dhe enëve të gjakut. Rrushi është një nga dhuratat më të mira që mund t’i bëni vetes këto ditë. Prodhimi shqiptar i këtij fruti madhështor gjendet në të gjitha tregjet e vendit. Për sa kohë është frut i sezonit, ju duhet medoemos ta përdorni çdo ditë. Pse? Sepse rrushi konsiderohet një nga frutat më të shëndetshëm.
Ai është një burim i shkëlqyer vitaminash, mineralesh, fibrash dhe acidesh yndyrore. Në larminë e këtij fruti, ekspertët mjekësorë janë të bindur që duhet të konsumoni çdo ditë një bistak rrush. Të dhënat studimore ndërkombëtare tregojnë se sasia ideale e konsumit të rrushit të stinës është 200-250 gramë në ditë.