Sfida e ndërtimit të një kasolleje gjatë kësaj jave e caktuar nga Agai ka shkaktuar debate dhe batuta këtë të premte në Primen e “Ferma VIP”.
Ndërkohë që në klip u transmetua momenti kur fermerët ndërtuan kasollën, ku morën pjesë thuajse të gjithë banorët me përjashtim të Albanos, Rigelsës dhe Valerit, ky i fundit tha se kishte vënë derën.
Kjo bëri që Albano të “lëshonte” një tjetër batutë ku tha se valeri i bën të gjitha madje: Ai ka vrarë edhe detin e vdekur.
“Valeri i bën të gjitha. Valeri ka vrarë Detin e Vdekur”, u shpreh Albano.