“Ferma VIP”, Valeri tregon fillimet në modeling: Kam bërë foto të guximshme, lija nam!

6 months ago 26

Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një  pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut.

Valeri shprehet se gjjithçka e ka nisur si pasion jo si punë. Siç ai tregon, ka qenë Çiljeta ajo që i ka sugjeruar të merrte pjesë në konkurse të tilla, pasi atë periudhë kanë qenë edhe miq. Valeri shprehet se ka bërë foto të guximshme, aq sa mund të ketë lënë edhe nam.

“Kur  erdha me studime në Tiranë, fillova modelingun prej Çiljetës dhe mamit të Çiljetës se ishim miq në atë periudhë. Duke vazhduar studimet ndiqja dhe pasionet e mija. Përfaqësimin e Shqipërisë në “Best Model in The World” e kam nisur si shaka, vetëm të eksploroja. Kam bërë foto të guximshme, lija nam. Nuk e konsideroja si punë, paguhesha por nuk e mbaja veten si profesionistë. Kam qenë nga të parët imazhe që përzgjidhesha. Unë vazhdoja mjeksinë dhe këtë e beja për argëtim. Me të fejuarën kemi përfaqësuar Shqipërinë  në 2011. Pjesë e atij konkursi një vitë më parë ka qenë edhe Kivanc Tatlitug, aktori turk. Eksperiencë e jashtëzakonshme. Për t’a kthyer në profesion nuk mendoja kurrë”, shprehet Valeri. /vizionplus.tv/

Read Entire Article