Festivali i Serenatës Korçare, artistët sjellin këngët e rrugicave të kalldrëmta

1 month ago 36

Serenata korçare është e njohur jo vetëm në qytetin më të madh në juglindje të vendit por në mbarë Shqipërinë.  Këngë të cilat janë kënduar prej shumë vitesh në rrugicat e kalldrëmta të këtij qyteti, janë sjellë nëpërmjet një festivali që startoi mbrëmjen e të premtes për të vijuar edhe këtë të shtunë

Jorgjeta Lalazi tregon se serenatën e ka mësuar që e vogël me familjarët e saj teksa këndonin në të gjitha rrugicat e qytetit të tyre.

“Që e vogël dhe deri në këtë moshë këndoja në rrugica, nëpër shpira me pionierët e serenatës korçare. Kam kënduar, këndoheshin nëpër ballkone me kitara, mandolina dhe firzamonika, kjo ishte baza Kishte me  shumë apiacere se sa ritëm, prandaj quheshin serenat”, shprehet Jorgjeta Lalazi, këngëtare serenatash.

Tomi Kondakçi, një tjetër prej këngëtarëve më të njohur tregon se sot serenata ka ndryshuar, dhe se ka mungesa në krijimin e një orkestrim të vërtet.

“Po dalim pak jashtë nga karakteri të gjithë pa përjashtim, ndoshta është produkt i kohës. Mungesa për të krijuar një orkestrim të vërtetët edhe thashë mundësitë nëpër rrugica janë të pakta”, thotë Tomi Kondakçi, këngëtar i serenatave.

Drejtoresha e Qendrës së Artit, Kulturës dhe Inovacionit Blerta Belliu siguron se ky festival do ta sjellë serenatën ashtu siç është kënduar në vite, në dy variante.

“Për të hequr merakun e atyre që e kanë merak me të drejtë do të kthehen seranatat bio, për ata që i duan në një variant tjetër e kanë dhe ketë opsion. pra kemi zgjedhur dy opsione për dy vesh dhe dy shije qe do të thotë se do te kemi sernatën bio dhe serenatën e përpunuar”, shprehet Blerta Belliu, drejtoreshë e Qendrës së Artit, Kulturës dhe Inovacionit.

Pjesë e këtij festivali janë bërë këngëtarët më të njohur të serenatës korçare dhe instrumentistë spanjollë të cilët do sjellin serenatën e tyre. /vizionplus.tv

Read Entire Article