Flori dhe Xhesi nuk i ulin “shpatat” as në Prime, vijon debati mes tyre

6 months ago 22

Flori dhe Xhesi e kanë vijuar debatin e tyre të javës në Ferma VIP edhe në Primen e të premtes.

Flori ka këmbëngulur edhe njëherë se ai është akuzuar për vjedhje me pa të drejtë nga ana e Xhesit.

Ndërkohë që Xhesi nga ana tjetër është shprehur se i ka kërkuar falje, por vetëm pse ai është mërzitur.

Pjesë nga biseda:

Fjoralba: Na e shpjegoni pak se çfarë janë këto akuza?

Xhesi: Unë jam shumë korrektë në ato që kam thënë. Nuk ka vend për të thënë më. Është vënë gravitet pa nevojë, ka plot biseda për të bëra sa tu rikthehemi të vjetrave.

Flori: Nuk e risolla unë bisedën, e risolli Xhesi. Tha të kam kërkuar falje, një njeri që nuk kupton çfarë ka bërë nuk është njeri. Ç’punë ka Xhesi me parfumin e këtij dhe të më akuzojë mua për vjedhje. I tregoj limitet e mia, i them jam ofenduar, pastaj pas 21 ditësh më thotë të kërkova falje se se u mërzite ti. Pas dy ditësh i zë vendin një banori tjetër dhe me prepotencë thotë e zgjidh unë. Nëse unë kam ndonjë gabim këtu, e mbyllim, unë marr çantën dhe iki.

Fjoralba: Pse nuk e merr këtë diskutim me nota të buta?

Flori: Mua Xhesi nuk më ka pëlqyer që javën e parë. Një njeri që nuk kupton gabimin, akuzon me pa të drejtë një tjetër për mua nuk ka bashkëpunim. Një njeri që harron për mua nuk ekziston.

Fjoralba: Mbi ç’fakte Xhesi i fryn zjarrit.

Flori: Sapo ja kishin marrë parfumin, vjen dhe thotë ja ke marrë ti. Skena e dytë është mes Dijonisit dhe Babe G.

Xhesi: Ai e ka pranuar se unë skam lidhje.

Flori: E pamë të gjithë.

Read Entire Article