Fluks në Muzeun Mesjetar Korçë, 11 mijë vizitorë në pesë muajt e parë të vitit

5 months ago 18

11 mijë turistë kanë vizituar Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë gjatë 5 muajve të parë të këtij viti. Drejtoresha e këtij muzeu Fjoralba Prifti thotw se ka një dyfishim të numrit të të huajve në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Turistët që kanë vizituar muzeun gjatë këtyre 5 muajve kanë qenë mw sw shumti nga vendet e bashkimit europian.

“Erdhëm në këtë muze sepse ndoqëm guiden online.
Muzeu është shumë interesant, shumë tërheqës, ka pafund ikona, guida me muzikë që të shoqëron gjithë kohën dhe të jep informacion e bën këtë muze fantastic.”

“Erdha në këtë muze pasi bëmë një xhiro nëpër Shqipëri. Është hera e dytë në Shqipëri por hera e parë në Korçë. E gjetëm online muzeun. Unë nuk i njoh fare ikonat por kurioziteti është një mënyrë për të njohur kulturën shqiptare dhe jo vetëm”

Krahas 400 ikonave që janë të ekspozuara për turistët vendas e të huaj, vijon të jetë e hapur për vizitorët edhe ekspozita me 13 ikona të Johan Pagëzorit./vizionplus.tv/

Read Entire Article