Forcat ajrore izraelite bombardojnë shkollën ku strehoheshin palestinezët e zhvendosur

3 months ago 24

Avionët luftarakë izraelitë kanë bombarduar një shkollë në Rripin e Gazës për të pestën herë në tetë ditë, ku janë strehuar persona të zhvendosur dhe sipas banorëve ka viktima.

Sulmi kishte në shënjestër një shkollë të drejtuar nga UNRWA, agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, në kampin Nuseirat që ka qenë objektivi i dy operacioneve të fundit izraelite.

Ushtria izraelite njoftoi se forcat ajrore “goditën një numër terroristësh që vepronin në ndërtesën e shkollës UNRWA Abu Araban në Nuseirat”.

Sipas këtij burimi, ndërtesa ka shërbyer si bazë për “sulme” kundër ushtarëve izraelitë.

Banorët thanë se mes viktimave kishte dhe fëmijë.

Ministria e Shëndetësisë dhe spitalet nuk ishin në gjendje të jepnin një llogari të saktë të numrit të të plagosurve.

Zyra e shtypit e qeverisë së Hamasit denoncoi një “masakër të tmerrshme”.

Javën e kaluar katër shkolla që strehonin persona të zhvendosur u vunë në shënjestër të sulmeve izraelite, duke vrarë shumë persona./vizionplus.tv

Read Entire Article