Francë-Spanjë, luftë për finale, iberikët luajnë me 5 mungesa të mëdha

4 months ago 28

Franca dhe Spanjë po përgatiten për gjysmëfinalen e parë të “Euro 2024”. Një ndeshje e cila ashtu sikurse dy çerekfinalet Gjermani-Spanjë dhe Francë-Portugali nuk ka asgjë më pak sesa një duel final për trofeun.

Dy kombëtare në fakt që kanë dominuar skenën e futbollit europian dhe atij botëror në 20 vitet e fundit. Franca ka një organikë shumë më të pasur, pra bollëk zgjedhjesh dhe cilësi për trajnerin Deshamp, mirëpo deri në gjysmëfinale “gjelat” nuk e kanë justifikuar staturën e pretendentes kryesore. Loja e tyre ka qenë me oshilacione. Dhe përkundër yjeve në ekip, kanë qenë shumë pragmatistë. Dominon siguria në mbrojtje përtej garancisë në sulm. Absurditet duket në fakt po të kemi parasysh që në fazën ofensive janë emra si Mabppe, Grizman, Dembele, Turam etj. Mirëpo e vërteta është se Franca nuk ka shënuar deri tani asnjë gol me aksion, por një penallti me Mbappe dhe dy autogola.

Në krahun tjetër Spanja ka bindur më shumë në lojë. Luan një futboll të bukur, dominues si pasojë e qarkullimit të mirë të topit. Nuk i mungojnë lojtarët cilësorë mirëpo problem është e ka goxha disnivel mes titullarëve dhe stolit. Kjo është një gjë që mund të bëjë diferencën në fakt në duelin ndaj Francës ku i mungojnë tre lojtarë për pezullim, mbrojtësi Le Normand dhe Carvahal si dhe sulmues Morata.

Gjithashtu mungon ylli i mesfushës Pedri për dëmtim dhe ka dilema të forta edhe për Fabian Ruiz. Në këto kushte duket një sfidë shumë e ekuilibruar ajo që do të përcaktoje finalisten e parë të “Euro 2024”. /vizionplus.tv

Read Entire Article