Angli-Spanjë do të jetë ndoshta finalja më e mbipopulluar në një kampionati Europian, pasi mijëra tifozë britanikë dhe spanjollë ndodhen tashmë në Berlin.
Mediat gjermane raportojnë për më shumë se 50 mijë britanikë në Berlin, ndërsa një numër shumë të madh tifozësh spanjollë ndodhen prej ditësh në kryeqytetin gjerman.
Policia po bën maksimumin duke “blinduar” qytetin në mënyrë që asgjë të mos lëvizë pa u marrë vesh, nga frikë e ndonjë sulmi rus.
Autoritet europiane kanë informacione se agjentët rus tashmë ndodhen në Gjermani dhe mund të kenë plane për të krijuar incidente mes tifozëve, ku shënjestra kryesore e tyre janë britanikët, pasi Britania e Madhe cilësohet si kundërshtar i hapur dhe shumë aktiv kundër Rusisë.
Policia gjermane ka marrë masa shtesë, përveç atyre të zakonshme gjatë turneut, dhe me mijëra agjentë do të jenë vendosur në pikat më të rëndësishme të kryeqytetit, sipas një harte të përpiluar që më parë nga specialistët.
Policia gjermane përveç stadiumit ka marrë në ruajtje dhe dy fan zone të krijuara për tifozët që do të ndjekin ndeshjen, ku në njërin prej tyre do të jetë rreth 30 mijë forca në terreb, ndërsa në fan zone-n tjetër rreth 10 mijë.
/Vizionplus.tv/