Fshehu pasurinë, Fatos Tushe dënohet me 2 vite shërbim prove

1 month ago 26

Gjykata e Posaçme e ka dënuar ish-kryebashkiakun socialist me 1 vit e 6 muaj burg.

Por, gjykata pezulloi dënimin me burg, duke e dënuar përfundimisht me 2 vjet shërbim prove.

Ky dënim vjen si pasojë e akuzës që rëndon mbi të për mosdeklarim dhe fshehje pasurie.

Ish-kryebashkiaku socialist u dënua në korrik të 2022 me 2 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, vetëm për shpërdorim detyre, ndërsa ra vepra e shkeljes së barazisë në tendera, teksa SPAK kërkonte dënimin e tij me 5 vite./vizionplus.tv

Read Entire Article