Fundosja e jahtit në Siçili, prokuroria heton për “vrasje nga pakujdesia”

2 months ago 31

Autoritetet në itali kanë nsiur hetimet për vrasje nga pakujdesia për fundosjen e jahtit luksoz ku u mbytën 7 persona.

Duke njoftuar nisjen e hetimeve, Prokurori Italian tha se agjentët zbuluan se nuk ishte moti i keq që shkaktoi fundosjen e anijes me vela por rezultati i veprimeve të ekuipazhit dhe mënyra e menaxhimit të situatës.

Ai tha gjithashtu se hetimi nuk kishte për qëllim asnjë indivi por zbardhjen e plotë të rrethanave.

I pyetur se si ishte e mundur që asnjë nga anëtarët e ekuipazhit nuk u mbyt, prokurori i cështjes tha se viktimat mund të kishin qenë në gjumë dhe stafi i jahtit, jo.

Megjithëse jo të gjithë trupat e pajetë u gjetën brenda kabinave të tyre.

Akuza e prokurorisë aktualisht është “vrasje nga pakujdesia” megjithatë shumë pyetje të tjera të gazetarëve drejtuar prokuroit, mbetën pa përgjigje.

Anija me flamur britanik, me 22 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit në bord, u mbyt të hënën pasi direku i saj, një nga më të lartët në botë, u thye gjatë një stuhie.

Personat e mbytur në jahtë ishin persoanlitete dhe njerëz të njohur të biznesit, përfshirë, manjatin Britanik  Mike lynch dhe vajzën e tij 18-vjeçare.

Për zbulimin e të gjithë trupave të mbytur u aktivizuan qindra polumbarë e u deshën më shumë se tre ditë. /vizionplus.tv

Read Entire Article