Gazetarët në Senegal denoncojnë shtypjen e lirisë së informacionit nga autoritetet

8 months ago 21

Disa qindra gazetarë ishin mbledhur dje para selisë së Përfaqësisë së Shtypit në kryeqytetin senegalez Dakar, për të denoncuar sulmet ndaj ushtrimit të profesionit të tyre që prej shtyrjes së zgjedhjeve të 25 shkurtit nga qeveria e presidentit Macky Sall. Vendimi ka sjellë krizë të rëndë sigurie dhe përplasje vrasëse prej disa ditësh mes protestuesve dhe policisë.

Gazetarja e re Myriam Touré, përmendi nga protesta, rastin e gazetarit të dhunuar që kishte frymëzuar protestën.

“Absa ishte një gazetar që u brutalizua, aty shumë mirë mund të kisha qenë unë, mund të kishte qenë një kolegia ime, kushdo. Forcat e sigurisë që supozohet të na mbrojnë duhet të paktën të kishin bërë dallimin mes një gazetari dhe një demonstruesi. Ata i shikojnë jelekët e tyre dhe kamerat. Kjo nuk është e drejtë”.

Fatima Dara Diallo, e të përditshmes senegaleze l’Enquête, tha se të drejtat e gazetarëve po komplikohen çdo ditë e më shumë.

“Këtu në Senegal është bërë shumë e vështirë të mbulosh një demonstratë. Edhe nëse je në shtëpi dhe duhet të punosh me demonstratën pridnërit refuzojnë duke thënë mos e bëj se është e rrezikshme”, tha Fatima Dara.

Përfaqësuesja e shoqatës së shtypit, Ibrahima Lissa Faye, tha se gazetarët nuk do të pranojnë t’u mbyllet goja.

“Ne nuk pranojmë të na bëjnë të heshtin dhe as të na lëndojnë. Nëse ka një ngjarje dhe gazetarët ndalohet ta dokumentojnë , ky është një problem. Nëse nuk na lejojnë të mbledhim të dhëna e të publikojmë, do të ishte mëmirë të grisnim diplomat tona e të ndërronim profesion”./AgenceFrancePresse//

Disa qindra gazetarë ishin mbledhur dje para selisë së Përfaqësisë së Shtypit në kryeqytetin senegalez Dakar, për të denoncuar sulmet ndaj ushtrimit të profesionit të tyre që prej shtyrjes së zgjedhjeve të 25 shkurtit nga qeveria e presidentit Macky Sall

Top Channel

Read Entire Article