“Gjaku i mësuesve do derdhet në shkolla”, mesazhi që alarmoi shkollat e Tiranës rezulton fals

4 months ago 24
Reklamë

Policia e shtetit u alarmua mëngjesin e sotëm pas e-maile-ve anonime që u dërguan në disa shkolla të Tiranës.

Në e-mail paralajmërohej për bombë në shkollë.

Menjëherë pas këtij mesazhi u mobilizuan të gjitha strukturat, të cilat nisën kontrollet në shkolla. Sakaq policia nuk gjeti asnjë objekt të dyshimte në shkolla. Burime bëjne me dije se e-mail për bombë ka rezultuar fals.

Në mesazh paralajmërohet se “gjaku i mësuesve do të derdhet në shkolla”

Nga shkrimi duket qartë që emaili është shkruar në gjuhë të huaj, e më pas është përkthyer në shqip me google translate.

Ndërkohë Krimi kibernetik është duke hetuar se kush është personi që e ka dërguar emili. Dyshimet janë për sulme kibernetike.

Çfarë shkruhej në emaili që ngriti ën këmbë policinë

“KA NJË BOMBË NË SHKOLLË. Ne gjithmonë kemi pritur diten kur mund te zbresim në qytet dhe të mos shehim fytyrat tona.
Do të vije dita kur imazhet tona në kokat tona do të bëhen forca shkatërruese e realitetit që do të ndjeni në këto mure.
Gjaku i mësuesve do të derdhet ne shkolla. Ne do të prere qafën e tyre.

Armiqtë E Allahut do t’i shtrembërojnë veprimet tona. Sheriati nuk i ndan jobesimtarët ne ndërluftues dhe paqësor.
Thashe: “O i Dërguari i Allahut kuajt tanë shkelën mbi gratë dhe fëmijet e idhujtarëve. Ai tha: “ata janë nga baballarët e tyre.”

Fëmijet dhe gratë do të vriten vetem nese na pengojnë. Ne do t’ju shkatërrojme në rrugë. Kamionët tanë jane të mbushur me eksploziv. Ata do t’ju shkaërrojnë në sheshet kryesore si ne Nice. Dhe ai do t’i prese turmat me thika. Ata do të hyjnë ne ju dhe do te hedhin veten ne erë. Ne do t’ju mbytim në gjak.”

/vizionplus.tv/ 

Read Entire Article