Gjenden dy trupa të pajetë në Poloni, numri i viktimave nga përmbytjet shkon në 9

1 month ago 21

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e këtij muaji në Poloninë jugperëndimore është rritur në nëntë, tha policia, pasi u gjetën edhe dy trupa të tjerë.

Të paktën 26 njerëz kanë vdekur në Evropën Qendrore këtë muaj nga përmbytjet më të këqija që kanë goditur rajonin në të paktën dy dekada.

🚨🚨BREAKING NEWS

Flood disaster in Głuchołazy, Poland. It is called the worst disaster in 100 years.

pic.twitter.com/xShGWVZfrY

— Europe Invasion (@EuropeInvasionn) September 15, 2024

Përmbytjet shkaktuan kërdi nga Rumania në Poloni, duke mbushur qytetet me baltë dhe mbeturina, duke shkatërruar ura dhe duke zhytur shtëpi dhe makina, ndërsa kostoja e riparimit të dëmit shkon në miliarda dollarë.

“Në qarkun Klondzko dhe në qarkun Nysa, gjatë operacioneve të pastrimit pas përmbytjes, u gjetën dy trupa ,” njoftoi policia polake në Platformën X mbrëmë vonë.

“Procedurat e identifikimit janë në vazhdim.”/vizionplus.tv

Read Entire Article