Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ndodhet për një vizitë zyrtare në Gjenevë, pas marrjes së mandatit tre-vjeçar të Shqipërisë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut (KDNJ).
Hasani zhvilloi këtë të hënë një takim të nivelit të lartë të Sesionit të 55-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut.
Gjatë fjalës së tij, ministri Hasani vuri theksin tek Samiti i 28 shkurtit në Tiranë, për të cilin tha se është tregues se Shqipëria lufton për të drejtat e njeriut.
Ai u ndal tek lufta në Ukrainë, duke nënvizuar autorët duhet të mbajnë përgjegjësi për krimet e tyre
“Shqipëria do të bashkëpunojë me aleatët për të vënë autorët para drejtësisë”, deklaroi ai.
Po ashtu ai theksoi se duhet të gjenden mënyra për të ndaluar luftimet dhe të sigurohet ndihmë humanitare për popullin e Gazës.
“Të punojmë që çdo njeri në botë të jetojë me dinjitet dhe respekt”, shtoi ai./vizionplus.tv/