Gjermania: Kujdes me veriun! Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius në Kosovë: Jepni më shumë kohë edhe për dinarin

9 months ago 23

Ministri gjerman i  Mbrojtjes, Boris Pistorius, vizitoi  sot Kosovën, ku u takua me presidenten Vjosa Osmani. Gjatë konferencës për shtyp ai bëri thirrje për maturi dhe kujdes në raport me veriun.

“Sa i përket marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, kërkesa e ditës është de-eskalimi, kancelari federal e ka theksuar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Evropë, por kusht është  dialogu dhe askush nuk duhet ta ketë një interes në tensionimin e mëtejmë të situatës. Duke marrë parasysh tensionet aktuale, ne bëjmë thirrje për maturi dhe kujdes.”

Lexo edhe :

Related Posts

Për sa i përket vendimit të bankës qendrore për dinarin serb, ministri  i kërkoi qeverisë një komunikim më të gjerë me komunitetin serb.

“Kosova ka të drejtë për ta zbatuar ligjshmërinë, por në deeskalim bëjnë pjesë edhe masat legjitime për sa i përket vendosjes së euros si valutë e vetme, mirëpo nevojitet që kjo të komunikohet në mënyrë të përshtatshme që askush të mos ketë frikë. Unë mendoj se është mirë që të bëhet dhe të realizohet rregullorja, mirëpo të jepet dhe një afat pak më i gjatë për zbatim.”

Më herët gjatë ditës, ambasadori amerikan në Prishtinë, Hovenier zhvilloi një bisedë me kryeministrin Kurti dhe pas takimit përsëriti thirrjen për  shtyrjen e vendimit për dinarin.

“Qeveria ka folur për një periudhë tranzicioni dhe ne shpresojmë që ky tranzicion t’i marrë parasysh shqetësimet për këtë çështje. Ne besojmë që Qeveria do të jetë partnerja jonë në këtë çështje. Nëse ajo vendos ndryshe atëherë kjo do të ketë ndikim në kualitetin e partneritetit tonë”

Hovenier po ashtu  kritikoi qeverinë e Kosovës për mungesë të shpjegimeve  publike të procedurave të vendimit.

Read Entire Article