GJKKO merr vendimin, Shullazi mbetet në burg

4 months ago 20
Reklamë

Gjykata e Posaçme ka dhënë masën e sigurisë për Emiliano Shullazin. GJKKO vendosi vazhdimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Ndërkaq avokati i tij ka kërkuar papërdorshmëri për materialet e SKY dhe ENCHRO dhe ka mohuar përfshirjen e Shullazit në ngjarjet kriminale.

Më herët u njohën me masën e sigurisë edhe Besian Xhixha, Enver Diva, Gjergj Cukali dhe Albert Zaja.

Një ditë më parë u njohën me masën e sigurisë arrest në burg 9 anëtarë të tjerë, mes tyre Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, i cili u rrëmbye në shkurt të 2015 në Fushë-Krujë dhe që atëherë rezulton i zhdukur. Viktor Ymeraj i njohur si “Tori i Xhihanes”, si pjesë e grupit të Shullazit rezulton se bashkëpunoi me Vis Martinaj për vrasjen Durim Bamit. Një ditë më parë u burg u la edhe Mir Brryli miku e bashkëpunëtori i Pëllumb Gjokës i arrestuar nga Metamofroza. /vizionplus.tv

.

Read Entire Article