Një gjykatë në Moskë lëshoi një urdhër arresti më 26 gusht për Aleksandra Frolova, një anëtare që jeton në mërgim nga ekipi i politikanit të ndjerë të opozitës ruse, Aleksei Navalnit.
Javën e kaluar, gjykata e njëjtë lëshoi një fletarrestim për Nina Volokhonskaya,një producente në mërgim në kanalin ‘YouTube Navalny LIVE’.
Në mesin e gushtit, Frolova dhe Volokhonskaya u shtuan në listën e të kërkuarve të Rusisë për dyshime se kanë marrë pjesë në aktivitete të një grupi ekstremist.
Në qershor 2021, autoritetet ruse shpallën Fondin për Luftën kundër Korrupsionit dhe shtabet e Aleksei Navalnit si organizata ekstremiste.
Pas kësaj, rrjeti i shtabeve rajonale u shpërbë, dhe shumë mbështetës të opozitarit u larguan nga Rusia nën kërcënimin e ndjekjes penale.
Navalni vdiq në rrethana të dyshimta në shkurt të vitit 2024.
Nëse arrestohen dhe dënohen, të dyja gratë përballen me deri në gjashtë vjet burg./rel