Gjykata liron protestuesit e arrestuar, Noka: Askush nuk e shpëton dot Erion Veliajn

4 months ago 26
Reklamë

Deputeti demokrat Flamur Noka ka folur për mediat, pasi gjykata dha masat e sigurisë për personat e arrestuar për protestën para Bashkisë.

Gjykata i la të lirë 4 protestuesit, duke vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje”,  teksa u ka ndaluar të marrin pjesë në protesta.

Noka tha se qytetarët janë arretsuar sepse protestuan kundër hajdutërisë, teksa shtoi se askush nuk e shpëton dot Erion Veliajn.

“Kemi të bëjmë me struktura të mirëfillta të krimit të organizuar në hierarkinë e shtetit, që janë turrur të ndalojnë protestën ndaj hajdutërisë. Askush nuk e shpëton dot Erion Veliajn dhe bashkë me të asnjë hajdut që ka vjedhur taksat e qytetarëve. Nuk ka gjykatë që mund ta mbrojë, nuk ka polici që mund ta mbrojë”, tha Noka. /vizionplus.tv

Read Entire Article