Gjykata, “shuplakë” Von der Leyen: Shefja e Komisionit Evropian nuk bëri transparente kontratën e vaksinave

3 months ago 26

Komisioni Europian dhe shefja në detyrë, Ursula von Der leyen kanë marrë një goditje të madhe ligjore.

Gjykata Europiane e Drejtësisë ka vendosur sot se ky organ i fshehu publikut informacione sa i takon kontratave të vaksinave me agjencitë farmaceutike gjatë pandemisë Covid-19.

Procesi gjyqësor ishte nisur nga ligjvënës të BE-së që i ishin drejtuar Gjykatës pas mungesës së transparencës së treguar nga krahu ekzekutiv i BE në marrëdhëniet e tij me prodhuesit e vaksinave.

Gjatë kulmit të pandemisë, vendet e BE-së mandatuan Komisionin që të merrte vaksina në emër të të 27 shteteve anëtare.

Komisioni mblodhi 2.95 miliardë dollarë dhe vendosi porosi për një miliard doza të vaksinave me shtatë kompani të ndryshme, përfshi Pfizer, Astra Zeneca dhe Modena por nuk tregoi kurrë se sa para u paguan.

Vendimi i cili mund të apelohet, vjen një ditë përpara votimit në Parlamentin Evropian, në të cilin presidentja e Komisionit Evropian Ursula po kërkon rizgjedhjen.

Megjithëse shefja e Brukselit e ka siguruar tashmë numrin e votave të nevojshme do të mbetet për tu parë se si do të ndikojë ky vendim.

Read Entire Article