Një organizatë droge e përbërë nga shqiptarë dhe rumunë është goditur në një operacion të policisë Italiane.
Sipas hetimeve përtej detit, banda në fjalë vepronte prej vitesh mes Firences dhe Pratos. Mediat italiane shkruajnë se grupi i trafikantëve e siguronte lëndën narkotike në Amerikën e Jugut. Pasi hynte në Itali malli
Policia italiane zbuloi sasinë e drogës. Bëhet fjalë për 5 kilogramë kokainë, 100 kilogramë hashash, por edhe 676 mijë euro që janë gjetur të fshehura. Banda shqiptaro rumune e kishte fshehur drogën brenda rafteve metalike.
Guardia di Finanza ka gjetur dhe sekuestruar 100 kilogramë marijuanë, mbi 5 kilogramë kokainë, së bashku me 676 mijë euro cash. Në pranga kanë rënë 5 persona të grupit, por emrat e tyre nuk janë bërë të ditur.
Hetuesit thanë se kishin mbajtur nën vëzhgim disa anëtarë të grupit, ndërsa mundën të dokumentojnë aktivitetin e tyre që prej vitit 2021.
Top Channel