Goditet grupi kriminal, sekuestrohen 200 llogari bankare dhe 30 shoqëri tregtare në vend! Detaje nga operacioni i SPAK në bashkëpunim me Prokurorinë e Firences

9 months ago 34

Katër grupe kriminale që trafikonin lëndë narkotike në disa shtete europiane, u goditën në operacionin e koduar “Operacione Muratore” të realizuar nga SPAK në bashkëpunim me Prokurorinë e Firences dhe Kordinim me EUROJUST.

Në operacionin e Interpol, Europol, Eurojust, u lëshuan 83 urdhër arreste në Itali, Shqipëri, Spanjë, Gjermani dhe Holandë.

Në një dalje për mediat, prokurori Vladimir Mara shpjegoi se në vendin tonë janë sekuestruar mbi 200 llogari bankare të personave të përfshirë dhe 30 shoqëri tregtare.

“Tashmë është e qartë që krimi i organizuar ka kaluar çdo lloj kufiri. Operacioni i sotëm tregon se pa një bashkëpunim, nuk mund të luftohet korrupsioni. Ishte një hetim i kryer nga Prokuroria e Firences dhe SPAK.

Grupe kriminale që kishin shtrirë aktivitetin e tyre në të gjithë Europën, duke shpërndarë sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike. Janë sekuestruar në Shqipëri mbi 200 llogari bankare të personave të përfshirë dhe 30 shoqëri tregtare, 18 pasuri të paluajtshme dhe pasuri të tjera. Të gjithë trafikantë të lëndëve narkotike drejt vendeve të BE”.

Top Channel

Read Entire Article