Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka anuluar mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.
Ky vendim vjen pasi Grupi i PD paralajmëroi se do të ndërpresë çdo marrëdhënie institucionale me mazhorancën në Kuvendin e Shqipërisë.
Lexo edhe :
Related Posts
Mbledhja që ishte parashikuar të hënën, do të zhvillohet në një moment tjetër.
Ende nuk është një datë zyrtare se kur do të mbahet mbledhja e Konferencëssë Kryetarëve.
Vendimi:
PËR ANULLIMIN E MBLEDHJES TË KONFERENCËS SË KRYETARËVE, DATË 30.9.2024, ORA 12:30
Në mbështetje të nenit 7, pika 6, të Rregullores së Kuvendit,
URDHËROJ:
- Anullimin e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve të thirrur në datën 30.9.2024, ora 12.30.
- Mbledhja e parashikuar për tu zhvilluar më datë 30.9.2024, do të zhvillohet në një datë të mëvonshme.
- Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për shpërndarjen me anë të postës elektronike zyrtare të urdhrit për anullimin e mbledhjes për anëtarët e Konferencës së Kryetarëve.
- Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.
“Grupi i PD-së duke respektuar qëndirmin personal të Salianjit, ka vendosur që nga ky moment me burgosjen e deputetëve të opozitës nuk ka për të patur asnjë marrëdhënie normale institucionale me shumicën në Kuvendin e Shqipërisë. Mbështet thirrjen e Kryesisë për përshkallëzimin e aksionit politik”,tha Bardhi gjatë konferencës për mediat. /vizionplus.tv