Hajdutët kthejnë “përmbysë” banesën e muzikantit në Greqi, lahen, pastrohen dhe vjedhin sende me vlerë

7 months ago 24
Reklamë

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në shtetin grek. Një muzikant u kthye në shtëpinë e tij në Petralonë dhe u gjend përballë shtëpisë së tij të “shkatërruar”.

Disa hajdutë ishin futur në banesën e tij, kishin bërë dush dhe ishin rruar, krahas “gërmimit” në çdo sirtar.

Pas dushit dhe pastrimit, hajdutët janë larguar duke lënë pas rrëmujën e bërë.

Historia u publikua nga pronari i banesës në rrjete sociale.

“Ju hajdutët rruheni dhe laheni në shtëpinë tuaj?” shkroi ai në TikTok . Sipas postimit të tij në rrjetet sociale, ndër të tjera, hajdutët i kanë marrë disa pajisje që ai përdor në muzikën e tij, me vlerë qindra euro./vizionplus.tv/

Read Entire Article