Hakmarrja e izraelit ndaj Iranit, mediat amerikane zbulojnë dokumentet që detajojnë planin

7 hours ago 28

CNN ka zbuluar dokumente te inteligjencës amerikane që detajojnë planet izraelite për të sulmuar Iranin.

Nëpërmjet tyre qeveria e Izraelit informon administratën Biden për mënyrën se si do të kryejë sulmin hakmarrës ndaj regjimit të Teheranit. Dokumentet janë kategorizuar  nga autoritetet amerikane si informacione tepër sekrete, ndërsa kanë  rrjedhur në rrethana ende të paqarta dhe po qarkullojnë masivisht në internet.

Sipas rrjetit CNN në dokumente thuhet se Izraeli ka nisur lëvizjen e armatimeve brenda vendit dhe se ka përfshirë në stërvitjet ushtarake raketa tokë – ajër, të cilat siç duket do të përdoren në hakmarrjen ndaj iranit. /vizionplus.tv

Read Entire Article