Hapet tenderi për Vorë-Hani i Hotit! Projekti hekurudhor kushton 356 milionë euro

10 months ago 35

Në faqen e bankës europiane për rindërtim dhe zhvillim është hapur tenderin për përgatitjen, rishikimin e dizajnit, mbështetjen dhe monitorimin e projektit.

Tenderi është me dy faza dhe do të jetë i hapur deri më 31 janar për të gjithë konsulentët e interesuar, ndërsa autoriteti kontraktues është kompania publike “Hekurudhat shqiptare.”

Ky është një nga projektet më të mëdha që bëhet në sektorin hekurudhor pas tranzicionit, ndërsa në buxhet kostoja totale e tij është parashikuar në 380 milionë euro, me tre institucione financuese si Banka Europiane Për rindërtim dhe Zhvillim, Korniza e Investimeve për BP dhe Banka europiane e e Investimeve. Gjysma e shumës do të jenë grante nga këto institucione, ndërsa pjesa tjetër kredi.

Afatet buxhetore tregojnë se viti 2024 do të jetë i gjithi teknik dhe procedural për zgjedhjen e operatorëve fitues, ndërsa në 2025-ën pritet të fillojnë punimet.

Projekti synon rehabilitimin dhe ndërtimin e 120 kilometrave linjë hekurudhore. Pjesa më e madhe do të përfshijë rehabilitimin e linjës ekzistuese. Hekurudha Vorë-Hani Hotit kalon në shtatë bashki dhe përshkon Ultësirën Perëndimore të Shqipërisë, me drejtim nga Jugu në Veri. Hekurudha lidh qendrat urbane të Vorës, Mamurrasit, Laçit, Milotit, Lezhës, Shkodrës dhe Koplikut.

Top Channel

Read Entire Article