Bedrie Loku, nëna e 4 fëmijëve, një vajze dhe tre djemve, më i vogli 10 vjeç i dha fund jetës duke pirë fostoksinë mëngjesin e 2 janarit 2024.
Por hetimet e policisë së Durrësit nuk janë fokusuar vetëm tek pista e bullizimit të saj në rrjetet sociale, ashtu siç ka deklaruar bashkëshorti i saj.
Hapja e një profili fals në Tik Tok që denigronte figurën e Bedrie Lokut në dhjetor të vitit 2022, ka detyruar policinë t’i thellojë më tej hetimet. Policia po verifikohen marrëdhëniet e saj familje për të caktuar veprën penale të “shkaktimit të vetëvrasjes”.
Policia po merr në pyetje të gjithë familjarët e së ndjerës. Po ashtu hetuesit e çështjes kanë sekuestruar edhe telefonin celuar të viktimës për t’ju nënshtruar ekzaminimeve me qëllim nxjerrjen e të dhënave që mund t’i shërbejnë hetimit.
Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se në datën 2 janar kur edhe ka ndodhur ngjarja e rëndë në fshatin Vërdallë të Sukthit, autoritetet kanë marrë në pyetje bashkëshortin e 41-vjeçares, i cili ka deklaruar se një natë para se të ndërmerrte aktin e rëndë, ajo ka qenë në gjendje të mirë dhe ka festuar Vitin e Ri.
Ai ka deklaruar se bashkëshortja ka pasur stres dhe ankth kohëve të fundit si pasojë e një profili të hapur në platformën TikTok me emrin e saj. Prej kohësh ajo ishte shprehur se nuk e përballonte dot foton që i kanë publikuar, të cilat i kishte denoncuar. Ai është çuar në mëngjes dhe ka parë bashkëshorten të shtrirë përtokë te dhoma e ndenjes në mes të shtëpisë. Gruaja është dërguar në spital, por nuk ka mundur dot të shpëtojë.
Hetimet do të zbardhin se kush fshihet pas vetëvrasjes.
Top Channel