Hezbollahu konfirmoi se lideri i tyre Hasan Nasrallah është vrarë dje nga një sulm izraelit. Grupi publikoi një njoftim pak më parë duke pranuar vdekjen e drejtuesit që ishte në detyrë prej vitit 1992 duke mos dhënë detaje të tjera,
“Tmerri i bunkerëve”, kjo është bomba që vrau liderin e Hezbollahut
Lexo edhe :
Related Posts
Izraeli mundi të shkatërrojë brenda pak ditësh forcën e grupit të Hezbollah duke vrarë sëfudmi liderin Hasan Nasrallah, ndërkohë që më herët nxorri “jashtë loje” mijëra operativë përmes shpërthimit të pajisjeve “biper” dhe radiove marrëse-dhënëse.
Vrasja e Hasan Nasrallah u njoftuar sot pas sulmit të mbrëmshëm të avionëve izraelitë në bunkerin e liderit të Hezbollah në jug të Bejrutit.
Avionët izraelitë lëshuan disa bomba anti-bunker (JDAM), të cilat janë të posaçme për të shkatërruar fortifikimet.
Çfarë janë bombat JDAM
Bëhet fjalë për bomba me peshë nga 230 deri në 910 kilogram, të cilat lëshohen përmes avionëve nga lartësi të mëdha dhe janë të specializuara për shkatërrimin e bunkerëve për shkak edhe të sasisë së madhe të eksplozivit që mbajnë.
Bombat janë prodhuar nga SHBA-ja nën emrin “MK 84”, shkruan vizionplus.tv.
Në versionin e parë (MK 85) ato janë bomba të padrejtuara, të cilat lëshohen nga avionët, por më pas iu instalohet një pajisje, në formë krahësh, duke u kategorizuar tashmë si JDAM, të cilat mundësojnë fluturimin e bombave për kilometra të tëra për të arritur objektivin duke u orientuar ndërkohë përmes GPS.
Bombat janë projektuar nga vitet 80 deri në vitin 1996 dhe një njësi kushton nga 21 000 deri në 36 000 dollar.
JDAM mund të lëshohen nga avionë të ndryshëm në inventarin e NATO-s, si F-16, F-18, F-15, F-35 , etj., si edhe nga dronët MQ-9. /vizionplus.tv