“Hirushja” e europianit, mediat italiane parashikojnë se Shqipëria mund të bëjë surprizën në Gjermani

5 months ago 49

Edhe 8 ditë na ndajnë nga nisja e finaleve të kampionatit europian “Gjermani 2024’, ku Shqipëria do të marrë pjesë për herë të dytë, pas atij “Francë 2016-të”.

Shqipëria bën pjesë në grupin B, i cilësuar ndryshe si grupi i “FERRIT”, pasi aty ndodhen edhe tre skuadra pretendete për të fituar trofeun siç është kampionja në fuqi Italia, Spanja dhe Kroacia.

Pavarësisht se kuqezinjtë konsiderohen si skuadra që ka më pak shanse për të kaluar grupin, sërish kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndëkrombëtare, kryesisht atyre italiane, pasi mendohet se skuadra e Silvinhos mund të bëjë suprizën.

“Calciomercato”, e cila ka bërë parashikimin e saj, ka renditur dy Kombëtaret, Shqipërinë dhe Gjeorgjinë, si skuadrat që mund të shkaktojnë surprizën e madhe.

“Shqipëria dhe Gjeorgjia janë hirushja e EURO24. Janë dy kombëtare që zgjojnë kuriozitetin më të madh mes 24 pjesëmarrëseve. Për Italinë, ky do të jetë kundërshtari i parë, Shqipëria. Janë rreth 10 lojtarë të thirrur nga Silvinjo që i përkasin Serisë A ose Serisë B, pa përmendur këtu edhe të tjerë që kanë dalë nga Seria A si Manaj, Ajeti, Strakosha. Një kombëtare solide dhe intriguese, e cila fitoi grupin përpara Polonisë apo çekëve. Ndryshe nga pjesëmarrja në 2016, tani Shqipëria është më e pjekur dhe kërkon kalimin në 1/16. Sigurisht që grupi me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën është i ndërlikuar, por shqiponjat e dinë se mund të befasojnë”, shkruan “Calciomercato”.

Read Entire Article