Historike për Shqipërinë, marrim pikën e parë në Europian, kuqezinjtë nuk ulin krye ndaj Kroacisë

4 months ago 19

Shqipëria ka marrë pikën e parë në një Europian, pas barazimit 2-2 me Kroacinë.

Një ndeshje plot emocion, raste dhe ritëm, në të cilën djemtë kuqezi pa dyshim merituan më shumë.

Lexo edhe :

Related Posts

Kombëtarja e nisi takimin në mënyrën më të mirë, duke I rrezikuar disa herë kroatët derisa Qazim Laçi në minutën e 11-të ia doli të kalonte ekipin në avantazh.

Ndryshe nga ndeshja me Italinë, kuqezinjtë nuk u mbyllën në mbrojtje, por gjatë pjesës së parë krijuan disa raste, të cilat me pak fat mund të ishin kthyer në gol.

Pjesa e dytë nisi me më pak ritëm, megjithatë djemtë e Sylvinhos mbetën të motivuar dhe vazhduan të dilnin në sulm, duke kërcënuar disa herë kroatët.

Megjithatë, në minutën e 74-të, kur më pak pritej, kroatët barazuan me Kramariç.

Nuk vonoi shumë dhe dy minuta më vonë Klaus Gjasula kaloi në avantazh kroatët me një autogol.

Ishte po ai që më pas u shndërrua në heroin e Shqipërisë, duke shënuar gol në minutën e pestë të ndeshjes.:

Formacionet zyrtare:

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Ajeti, Djimsiti, Mitaj, Ramadani (Arbër Hoxha), Asllani, Laçi (Klaus Gjasula), Asani (Taulant Seferi), Manaj (Mirlind Daku), Bajrami

Kroacia: Livakovic, Juranovic, Sutalo, Gvardiol, Perisic (Sosa), Modric, Brozovic (Pasalic), Kovacic, Majer (Sucic), Petkovic (Budimir), Kramaric (Baturina). 

Statistika:

Kontrolli i topit: Kroacia 60%, Shqipëria 40%

Raste për gol: Kroacia 20, Shqiëpria 15

Nga këto në kuadrat: Kroacia 5, Shqiëpria 7

Kartona të verdhë: Kroacia 1, Shqipëria 3

vizionplus.tv

Read Entire Article