Katër persona janë arrestuar në Tiranë, pasi ushtruan veprime të dhunshme gjatë protestës së ditës së djeshme, duke hedhur lëndë piroteknike, kapsolla, flakadanë, molotov në drejtim të punonjësve të Policisë dhe Kryeministrisë
Sipas policisë, gjithashtu janë vënë nën hetim edhe gjashtë persona të tjerë.
“Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me aktet e dhunës, gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, më datë 20.02.2024, bazuar në provat e grumbulluara, arrestuan në flagrancë shtetasit: K. T., 21 vjeç, A. M., 18 vjeç, B. K., 37 vjeç, dhe I. S., 33 vjeç. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: A. I., 20 vjeç, R. Sh., 20 vjeç, M. M., 20 vjeç, M. S., 19 vjeç, G. P., 22 vjeç, dhe D. Th., 21 vjeç”, sipas policisë.
Policia sekuestroi 21 flakadanë të plasur; 1 bidon plastik 0.5 L, e mbushur me lëndë djegëse të dyshuar benzinë, me kapsollë të paplasur; 37 bidona plastikë uji, 0.5 L; 6 bidona plastikë të djegur, me aromë lënde djegëse benzinë dhe 3 kapsolla.
Gjithashtu, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 110 kapsolla, që iu gjetën këtyre të arrestuarve gjatë kontrolleve fizike.
Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në akte të kundërligjshme gjatë protesës së ditës së djeshme, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Top Channel