Sulme në Tel Aviv dhe Ashkelon në Izrael raportohet tw jenw kryer nga rebelët Houthi të Jemenit. Ata pretendojnë se kanë përdorur një raketë balistike dhe një dron. Houthi-t kanë njoftuar tashmë pas operacioneve të gjera të Izraelit kundër Hezbollahut në Liban se do të mbështesin organizatën libaneze, por edhe Hamasin në Rripin e Gazës.
Informacioni për sulmin është konfirmuar nga ushtria izraelite, e cila ka njoftuar se ka kapur një raketë të lëshuar nga Jemeni, ndërsa janë aktivizuar sirenat paralajmëruese të sulmit raketor dhe janë dëgjuar shpërthime.
Lexo edhe :
Related Posts
Zëdhënësi i ushtrisë Houthi, Yahya Sharea, tha se operacionet e rebelëve shiitë nuk do të ndalen në ditët në vijim nëse nuk ndalen sulmet izraelite në Gaza dhe Liban.
Që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës, Houthi-t kanë nisur tashmë sulme të shumta me dronë dhe raketa kundër Izraelit. Ata gjithashtu kryejnë sulme mbi anijet tregtare dhe cisternat në Detin e Kuq në një “shfaqje solidariteti” me palestinezët në Rripin e Gazës.
Houthi-t janë pjesë e të ashtuquajturit “Boshti i Rezistencës”, një aleancë e grupeve të armatosura pro-iraniane që përfshin Hamasin palestinez, Hezbollahun libanez dhe grupet irakiane./vizionplus.tv