Të paktën 8.000 persona janë vrarë gjatë luftimeve apo nga çështjet e lidhura me luftën gjatë rrethimit rus të Mariupolit.
Beteja disamujore në këtë qytet ishte ndër betejat më të mëdha në luftën pothuajse dyvjeçare mes Rusisë dhe Ukrainës, sipas organizatës për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW).
Mariupoli u bë sinonim i tmerrit gjatë rrethimit pothuajse tremujor rus për kontrollin e këtij qyteti-port strategjik. Rrethimi zgjati mes marsit dhe majit të vitit 2022, përderisa civilët e bllokuar u detyruan të varrosnin viktimat përgjatë rrugëve.
Vlerësimi i HRW, bazuar në imazhet satelitore dhe të tjera imazheve të vendeve ku janë hapur varre, është një prej vlerësimeve të vetme të pavarura deri më tani lidhur me numrin e viktimave në këtë qytet.
Ukraina ka thënë se dhjetëra mijëra persona janë vrarë, por nuk ka mundur të ofrojë një numër të saktë të viktimave, pasi nuk ka qasje në këtë qytet, i cili është nën kontrollin e Rusisë.
Top Channel