Humbën rrugën gjatë eksplorimit të Majës së Murgës, njërin e pickoi gjarpri, policia shpëton turistët holandezë

1 month ago 31

Policia iu ka ardhur në ndihmë 8 turistëve holandezë, të cilët kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit të Majës së Murgës.

Po ashtu, njëri prej tyre ishte pickuar nga gjarpri.

“Salla Operative e Komisariatit të Policisë Pukë mori njoftim se grupi i turistëve kishte humbur rrugën gjatë eksplorimit të Majës së Murgës dhe njëri prej tyre ishte pickuar nga një gjarpër.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Pukë, së bashku me Ekipin e zjarrfikësve të Bashkisë Pukë, u nisën në drejtim të zonës për të lokalizuar dhe ndihmuar turistët.

Grupi i Forcave Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, së bashku me një ekip mjekësor, shkuan në ndihmë turistit të lënduar nga pickimi i gjarprit, i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Pas 5 orë kërkimesh, të gjithë turistët u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore dhe u shoqëruan nga punonjësit e Policisë në destinacionin ku ishin akomoduar./vizionplus.tv

Read Entire Article